Numri i së premtes me 225 të infektuar të rinj, ka ndezur alarmin e autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, për të analizuar valën e re të pandemisë dhe për të shqyrtuar masat e reja restriktive. Ministri Shëndetësisë Venko Filipçe ka përjashtuar karantinimin e plotë.
?Duhet të bëhet një analizë e detajuar epidemiologjike, në çdo komunë e qytet veç e veç. Të bëhet një shqyrtim i saktë i transmisionit të virusit dhe në bazë të kësaj të shihet nëse duhen masa tjera restriktive. Bëj thirrje që qytetarët t`I respektojnë rekomandimet për shkak se hyjmë në një periudhë ku pritet rritja e numrit të të infektuarve?.
Pas hapjes së pjesshme të shkollave dhe çerdheve, kurse nga e Hëna edhe të Konvikteve studentore, autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëjnë thirrje që mësimi online të zhvillohet në mjediset ku ka shifra më të larta të të prekurve, pa tentativa bojkoti.
Jozyrtarisht vlerësohet se me masat e reja do të godasin sektorin e gastronomisë ku orari i punës i lokaleve do të kufizohet deri në orën 22.00, kurse paralajmërohet edhe mbyllja e Qendrave Tregtare gjatë të dielave. Ndryshe, nga fillimi i kësaj jave, deri të Premten, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 731 raste të reja me COVID-19 dhe 24 viktima.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/